Romelu Lukaku mund të tundohet nga klubet e Lindjes së Mesme dhe të transferohet në Arabinë Saudite verën e ardhshme.
Qendërsulmuesi i Romës ka rigjetur formën e tij më të mirë, duke bërë diferencën si me fanellën e “verdhekuqve”, ashtu edhe me atë të kombëtares belge.
Për këtë arsye në fund të sezonit, pra kur mbaron huazimi te Roma, Chelsea do të kërkojë rreth 40 milionë euro për shitjen e sulmuesit, një shifër shumë e lartë për klubin italian, në rast dështimi për t’u kualifikuar në Champions League.
Megjithatë, kjo shumë nuk do të ishte problem për klubet e Arabisë Saudite. Sipas raportimeve të medieve italiane verën e ardhshme klubet saudite, me në krye Al-Hilal, pritet të hidhen në sulm total për belgun.