Brnabiç s’mori pjesë pasi fotoja u realizua me flamujt e vendeve pjesëmarrëse, mes tyre edhe flamuri i Kosovës dhe ky i fundit duket hapur se ka bezdisur kryeministren serbe.
Për të njëjtën arsye, rreth dy javë më parë edhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiç nuk mori pjesë në foton familjare në ministerialin e Ministrave të Jashtëm BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.
Ndërkohë, kryeministri Kurti bashkë me liderët e tjerë të Ballkanit ishin pjesë e fotos, e cila tashmë është kthyer në një traditë në çdo samit. Rama u shfaq krah Scholz dhe Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen./kb