Shtetet e Bashkuara marrin zyrtarisht në zotërim gadishullin e Alaskës, pasi e bleu atë nga Rusia për 7.2 milionë dollarë. Kjo e fundit donte t’ia shiste Alaskën SHBA-së, për shkak se gadishulli ndodhej larg, qe pak e populluar dhe i vështirë për tu mbrojtur, dhe për më tepër rrezikonte ta humbiste në betejë me një rivale të tillë si Britania e Madhe.
Një pjesë e Kongresit dhe opinonit publik, qenë kundër një shpenzimi të tillë të konsiderueshëm (vlera e dollarit në atë kohë ishte shumë herë më e madhe nga sot), në kushtet kur energjitë dhe financat duhet të përqëndroheshin në rindërtimin e infrastrukturës dhe godinave të shkatërruara gjatë Luftës Civile.
Opinioni ndryshoi kur në një degë të lumit Klondike në Alaskë, u zbulua një sasi e madhe ari në vitin 1896. Alaska u bë shteti i 49-të i SHBA-së më 3 janar 1959, dhe njihet për burimet e saj të mëdha natyrore. Sot 25 përqind e naftës amerikane, dhe mbi 50 për qind e prodhimeve të saj të detit, vijnë pikërisht nga Alaska.
Kalendar
18 Tetor 1685 – Mbreti i Francës Luigji XIV anulon Dekretin e Nantës. Dekreti, i nënshkruar në qytetin e Nantës nga Mbreti Henri IV në vitin 1598, u garantonte hygenotëve (protestantëve) lirinë fetare, të drejtat civile dhe sigurinë për jetën.
18 Tetor 1813 – Aleatët mundin Napoleon Bonapartin në Lajpcig të Prusisë (Gjermania e sotme).
18 Tetor 1912 –Shpërthen Lufta e Parë Ballkanike midis anëtarëve të Lidhjes Ballkanike – Serbisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Malit të Zi – dhe Perandorisë Osmane.
18 Tetor 1918 – Çekët pushtojnë Pragën, dhe i japin fund sundimit të dinastisë Habsburgase.
18 Tetor 1944 -Ushtria sovjetike pushton Çekosllovakinë.
18 Tetor 1945 -Një grup i forcave të armatosura të Venezuelës, të udhëhequr nga Mario Vargas, kryen një grusht shteti dhe rrëzon presidentit Isaia Medina Angarita.