Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë dorëzuar në Gjykatë Kushtetuese padinë për rrëzimin e ligjit të ri që i ndalon të largohen nga Shqipëria pas studimeve, duke i detyruar të punojnë 5 vite në vendin tonë pas përfundimit të studimeve.
Gjithashtu ata nuk pranojnë tarifën e studimit 240 mijë lekë. Çdo student i mjekësisë që nuk përmbush detyrimin ligjor, për të ofruar shërbim shëndetësor nga 3- deri në 5 vite në vendin e tij, do të duhet të paguajë një tarifë prej 240 mijë lekë të reja për çdo vit studimi. Nëse një vit studimi ka kosto 240 mijë lekë, për 6 vite studentët duhet të paguajnë 1.440.000 lekë.
Prej 3 javësh tashmë studentët e mjekësisë janë në bojkot dhe kanë nisur protestat kundër ligjit që i vendos mes dy zgjedhjeve./kb