Partizani dhe Tirana përballen me njëra-tjetrën në “Air Albania”. Ky takim vlen për kampionatin dhe vjen pikërisht në javët e para.
Të dyja skuadrat luajnë me më të mirët, përderisa bëhet fjalë për një “betejë” të rëndësishme. Një sfidë më vete mbetet ajo në tribuna. “Ultras Guerrils” dhe “Tirona Fanatics” do kenë ndeshjen e tyre, ku nuk do të mungojë atmosfera dhe banderolat.
Deri më tani, bardheblutë kanë grumbulluar 13 pikë dhe renditen në vendin e 3-të. Në krahun tjetër, të kuqtë janë në vendin e pestë me 11 pikë.
Formacionet zyrtare:
Partizani: Hoxha, Atanaskoski, Bytyçi, Sota, Murataj, Rrapaj, Maguette, Taipi, Mehmeti, Cara, Bintsouka.
Tirana: Abdullahu, Najdovski, Doka, Pergjoni, Hoxhallari, Hila, Jonuzi, Deliu, Latifi, Abazaj, Hasani. 