Manchester United fitoi 1-2 në fushën e Sheffield United, skuadër që mbyll klasifikimin në Premier League. “Djajtë e Kuq”, gjithsesi, nuk e patën të lehtë ndaj këtij kundërshtari, pasi fitorja erdhi kur sfida po I drejtohej fundit.
E zhbllokoi takimin McTominay në minutën e 28-të, i shërbyer nga Fernandes.
Vetëm gjashtë minuta më vonë vendësit barazuan rezultatin me McBurnie, që ekzekutoi saktësisht një 11-metërsh.
Në të 77-tën vjen goli i dytë i United i shënuar nga Dalot, me një të djathtë vrastare. https://twitter.com/hojlundpr/status/1715830843682197548?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA
Dy fitore radhazi për skuadrën e Ten Hag, që shkon në kuotën e 15 pikëve, gjashtë më pak se City dhe Arsenali kryesues.