Kampioni i botës Max Verstappen mori një tjetër fitore historike, dhe të 50-të në karrierë në Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara në Austin, Texas.
Një garë emocionuese, që pati disa herë ndryshimin e epërsisë me Lando Norris që fillimisht udhëhoqi garën, përpara se të parakalohej nga holandezi. Piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton gjithashtu udhëhoqi, por përfundimisht e mbylli garën i dyti pas kampionit të botës. Piloti i Red Bull, i cili u kurorëzua kampion bote për herë të tretë, e nisi garën nga pozicioni i gjashtë.
Lewis Hamilton, në një nga paraqitjet e tij më të mira të sezonit, gjithashtu e gjeti veten në epërsi vonë dhe e ndoqi Verstappen deri në fund, kur holandezi dukej se po humbiste ritmin.