Një gol i Manuel Locatellit i dhuroi Juventusit një fitore të madhe 0-1 përballë Milanin në “San Siro”. Sfidë ku kuqezinjtë e Stefano Piolit luajtën me dhjetë lojtarë që prej minutës së 40’.
Moment kur Malick Thiaw humbi duelin me Moise Kean dhe kreu një ndërhyrje të parregullt, duke i hequr mundësinë e golit sulmuesit italian, i cili po marshonte i vetëm drejt portës kuqezi.
Kryesori Mariani nuk hezitoi aspak dhe i tregoi të kuqin mbrojtësit gjerman të Milanit.
Skuadra e Max Allegrit festoi në minutën e 63’. Manuel Locatelli gjuajti nga larg, topi u devijua nga Rade Krunic dhe përfundoi në rrjetë. Festë e çmendur e mesfushorit dhe avantazh i rëndësishëm për Juventusin.
Locatelli goal🔥https://t.co/cvqdPt0kPH
— Bianconeri Zone (@BianconeriZone) October 22, 2023
Me suksesin e sotëm bardhezinjtë ngjitën në vendin e tretë me 20 pikë, dy më pak se Interi kryesues dhe një më pak se Milani, kundërshtari i sotëm.