Ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme, Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit, Sali Berisha. Ai ka zbritur nga një furgon policie. Ndërkohë, pritet që në orën 13:30, të jepet verifikimi i masës së sigurisë, për çështjen e ish-kompleksit “Partizani”.
Akuzat e ngritura:
Sali Berisha- Korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i K.Penal
Jamarbër Malltezi – Korrupsion pasiv ne bashkëpunim Neni 260 dhe Pastrim i Produkteve ne bashkëpunim me Fatmir Bektashi neni 287 i K.Penal;
Fatmir Bektashi- Korrupsion aktiv dhe pastrim produktesh të veprës penale ne bashkëpunim me Jamarbër Malltezi.