Gjykata vendosi të quajë të ligjshëm arrestimin e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha të akuzuar për “korrupsion pasiv” dhe pastrim të produkteve të veprës penale të kryer në bashkëpunim, duke lënë në fuqi masën “arrest me burg”. Edhe për biznesmenin e ndërtimit Fatmir Bektazshi gjykata la në fuqi vendimin “detyrim paraqitje”.
Seanca është mbajtur me dyer të mbyllura dhe ka zgjatur me shumë se pesë orë e zhvilluar në dy seanca brenda ditës. Malltezi ka kundërshtuar çdo akuzë, duke u shprehur se nuk ka shkelur asnjë ligj dhe se ai ka përfituar nga privatizimi I ish-klubit Partizani si një nga pjestarët e pesë familjeve. Megjithatë prokurorët e SPAK Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai pretendojnë se nga hetimet e kryera ka dalë sipas tyre e provuar se Malltezi, duke shfrytëzuar edhe vjerrin kryeministrin e kohës Sali Berisha brenda një periudhe të shkurtër duke shantazhuar edhe punonjës të ndryshëm në administratë ka përfituar jo vetëm truallin e lirë që ndodhej në zonën e “ish-Parkut” në Tiranë, por edhe objektet e ngritura t ëish-klubit sportiv Partizani. Institucioni i akuzës dyshon se në kundërshtim me ligjin dhe nën ndikim Malltezi ka përfituar rreth 5.4 milionë euro pasuri e cila rrjedh nga ndërtimi I një kmpleksi të madh pallatesh në atë zonë.
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha u arrestua mbrëmjen e së shtunës, ndërkohë që me urdhër të SPAK u kërkua sekuestrimi i pasurive të tij. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 25 pasuri të paluajtshme në pronësi të tij dhe bashkëshortes, Argita Malltezi, mes tyre 6 llogari bankare. Përveç apartamenteve dhe një vile, në dokumentin e siguruar nga BalkanËeb sqarohet se janë sekuestruar dhe tre kompani, konkretisht në Homeplan shpk, ku Jamarbër Malltezi ka 45% të aksioneve, Magnet IMO shpk ku ka 100% të aksioneve dhe Magnet Gym and Fit, ku ka 60% të aksioneve.
Pasurite e sekuestruara
Pasuri 102.6 m2
Pasuri apartament me sipërfaqe 208.2 m2 i ndodhur në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Tiranë
Pasuria 4/90- G6
Pasuria me numër pasurie nr 370/18 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezi dhe Argita Berisha
Apartament me sipërfaqe 346.1 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 70.3 m2
Apartament me sipërfaqe 356.3 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 68.8 m2
Njësi me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.03 m2
Njësi me sipërfaqe 379.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2
Njësi me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashët 43.3 m2
Apartamet me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2
Truall dhe vilë (apartament duplex) me sipërfaqe trualli 187.7 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 76.23 m2 e ndarë në kati përdhe me sip. 76.23 m2, kati i parë me sip. 76.22 m2 dhe veranda me sip. 22.73 m2
Pasuria me sip. 107 m2 Rruga Frosina Plaku, kati përdhe i godinës 9 katëshe, shkalla 2.
Masën 45% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë Homeplan shpk në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.
Masën 100% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë Magnet Imo në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.
Masën 60% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë Magnet Gym& Fit në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi./kb