Dinamo City zyrtarizoi paraditen e sotme pasuesin e trajnerit Luigi Di Biagio. Blutë rikthejnë në krye të stolit trajneri Dritan Mehmeti i cili e njeh mirë ambientin dinamovit duke qenë se e drejtoi skuadrën edhe në sezonin e kaluar duke i rikthyer në elitë.
Pjesë e stafit të trajnerit Mehmeti janë edhe Fatjon Tafaj si ndihmës trajner, Ilir Bozhiqi përgatitës të portierëve si dhe Korrado Sakone përgatitës atletik.
Njoftimi i klubit:
FC Dinamo City ka bërë sot paradite prezantimin e trajnerit Dritan Mehmeti dhe stafit të ri teknik, ku bëjnë pjesë Fatjon Tafaj si ndihmës trajner, Ilir Bozhiqi si përgatitës portierësh dhe Korrado Sakone si përgatitës atletik.