Nga RAIMOND TODHE
Në media keto ditë ka pasur një informacion me titullin, Masonët krijojnë Lozhën e Madhe Kombëtare të Shqipërisë .
Në artikull shkruhet që Mjeshtri I Madh Herber Haberhauer II , sëbashku me Mjeshtra nga Rumania , Austria dhe SHBA , I dhanë dritë Lozhës së Madhe Kombëtare të Shqipërisë .
Gjithashtu shkruhet në informacion që Presidenti dhe Zv Presidenti I SOGLIA-s , shprehen që ky është moment historik për Shqipërinë .
Për të informuar më qartë qytetarët shqiptarë të interesuar lidhur me informacionin e dhënë , dëshëroj të sqaroj faktin që Masonët Shqiptarë kanë instaluar kohe më parë Dritën në Shqipëri nëpërmjet themelimit të Lozhës së Madhe Shqiptare , e njohur nga Lozha Madhe e Anglise ( United Grand Lodge of England ) , dhe Lozha Madhe Shqiptare ILIRIA , e njohur ndërkombetarisht , anëtare me të drejta të plota e CLIPSAS ( Organizata Nderkombetare e Lozhave Masonike Liberale ) , ku asnjë nga Lozhat anëtare të SOGLIA-s nuk bëjnë pjesë .
Lehtësisht mund të verifikoni në Internetduke klikuar në : List of Masonic Grand Lodges , per te pare organizimin e Lozhave Masonike .
SOGLIA është organizatë në të cilën janë bashkuar disa Lozha , e krijuar në vitin 2010 , organizatë e cila nuk ka njohje nga Lozha e Madhe e Anglisë . Sqaroj që në përbërje të Lozhave respective, anëtarë të bashkimit masonik SOGLIA , bëjnë pjesë vetëm seksi mashkull.
Organizimi Masonik në përbërje të SOGLIA-s , janë Lozha Masonike te krijuara si më poshtë vijon:
- 2010 Arezzo, Italy
- 2011 Catania, Italy.
- 2012 Torres, Brazil
- 2013 Bucharest, Romania
- 2014 Marseille, France
- 2015 Atlanta, USA
- 2016 Santiago, Chile
- 2017 Bucharest, Romania
- 2018 Sao Paulo, Brazil
- 2019 Houston, USA
- 2022 Vienna, Austria
Ardhja e disa Mjeshtrave masonë në Shqiperi me pretendimin që kanë instaluar dritën në Shqipëri është pretendim abuziv.
Për faktin që asnjëri nga këta Mjeshtra nuk kanë autoritetin të vinë në Shqipëri ku kanë aktivitet të njohur ndërkombëtarisht Lozha Madhe Shqiptare dhe Lozha Madhe Shqiptare Iliria te cilat datojnë në themelimine tyre më herët ne kohë se Lozha Arezzo apo Catania apo dhe Lozhat e tjera të renditura më sipër. Në Itali kanë aktivitet shumë Lozha Masonike , që janë pjesë e Organizimeve më të rëndësishme Ndërkombetare dhe Shqipëria nuk mund të marrë dritën nga Lozha që nuk njihen as dhe në vëndet e tyre.
Lozha Madhe Shqiptare ILIRIA , si anëtare e CLIPSAS që nga viti 2018 ka marëdhënie me Grand Orient of Austria si dhe Liberal Grand Lodge of Austria, që janë nga Lozhat më të vjetra ne Austri , si dhe me Lozhën George Washington Union , Omega Grand Lodge of the State of New York si dhe me shume se 120 Lozha kudo ne Bote .
Nese vizitoni faqen zyrtare te CLIPSAS , Centre de Liaison et d’Information des Puissances maçonniques Signataires de l’Appel de Strasbourg, mund të gjeni listën e plotë të anëtarësisë së Lozhave Masonike .
Pikerisht sepse Lozha Madhe Shqiptare ILIRIA , njihet ndërkombëtarisht , në takimin vjetor të Lozhave Masonike , anëtare të CLIPSAS , mbajtur në Maj të këtij viti në Stamboll , u votua unanimisht që takimi ndërkombëtar i 63-të i CLIPSAS , të mbahet në Maj të vitit 2024 në Shqipëri që do të jetë një ngjarje historike për vëndin tone .
Sa me lart I ftoj bashkatdhetarët në Shqipëri , Kosovë dhe anembanë ku jetojnë që drita merret nëpërmjet gjuhës së nënës , nëpërmjet të vertetës që është pranuar nga Lozhat Masonike nga më të hershmet në fillimet e tyre dhe jo nga individë të huaj që nuk kanë besueshmërinë brënda vëllezërve të vëndit prej nga vinë.
25.10.2023 Mjeshtri I Madh I L.M.SH. I
RAIMOND TODHE