Trafikanti që po transportonte emigrantët u largua, duke i braktisur ata pas aksidentit
Në person mbeti i vrarë dhe tetë të tjerë, mes tyre katër fëmijë, u plagosën në Hungari pas një aksidenti të rëndë.
Ngjarja ndodhi pranë kufirit me Serbinë, ku një makinë që transportonte emigrantë u përplas me një kamion. Një dëshmitar okular ka deklaruar se shoferi i makinës, një trafikant, është nxjerrë nga makina e hskatërruar nga një bashkëpunëtor i tij dhe të dy janë larguar me një makinë tjetër.
Policia tha se tre fëmijë u plagosën rëndë, teksa muajt e fundit ka pasur një rritje të madhe të kalimeve të paligjshme të emigrantëve në kufirin jugor të Hungarisë me Serbinë, të cilët mbërrijnë përmes rrugës ballkanike.
Me ndihmën e trafikantëve, ata shkojnë në Sllovaki ose Austri. Emigrantët, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afganistani, kanë hyrë në Hungari nga Serbia pavarësisht një gardh hekuri është ngritur nga kryeministri Viktor Orban pas krizës së migracionit të vitit 2015 që tronditi Evropën./I.S