Avokatët e Jamarbër Malltezit do të depozitojnë kërkesë për ndryshim mase në Gjykatën e Apelit.
Malltezi u la të hënën në burg nga Gjykata e Posaçme për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Për dosjen “Partizani”, është akuzuar edhe ish kryeministri Sali Berisha. Mbi të, rëndojnë akuzat e korrupsionit pasiv dhe larjes së parave.
Të enjten, u la në fuqi masa për Berishën, pasi GJKKO vendosi “Detyrim paraqitje” dhe bllokim pasaporte për ish-kryeministrin.
ish-kryeministri duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji para Oficerit të Policisë Gjyqësore, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar./kb