Chelsea rikthehet të humbasë në “Stamford Bridge”. Dhe e bën në ndeshjen numër 1200 në Premier League.
Skuadra londineze u mposht 0-2 nga Brentford, skuadër që regjistroi suksesin e tretë radhazi në transfertë kundër Chelseat në kampionatin anglez.
Duke parakaluar djemtë e Mauricio Pochettinos në renditje. Pjesa e parë u dominua nga vendasit, të cilët nuk arritën të shënonin golin e avantazhit.
Brentfordi gjeti golën në minutën e 58’. Me anë të Ethan Pinnock, i cili u “zhyt” bukur me kokë.
Xhamajkani shfrytëzoi një krosim të Bryan Mbeumo nga krahu i djathtë, dhe ndezi festën e tifozëve të Brentfordit.
Chelsea u hodh në kërkim të barazimit, por skuadra udhëtuese realizoi edhe golin e dytë në minutën e 90+6 shtesë.
Bryan Mbeumo finalizoi një kundërsulm të shpejtë dhe me portën e boshatisur nga dalja e portierit nuk e pati të vështirë të dërgonte topin në rrjetë.