Zëdhënës i Çështjeve Europiane të Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestag dhe anëtar i Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane, Gunther Krichbaum ndodhet në Tiranë, ku ndër të tjera komentoi edhe hetimin e SPAK ndaj Berishës.
Në një konferencë për mediat, Krichbaum vlerësoi se SPAK po bën punën e tij, dhe se nuk duhet sulmuar.
“Imuniteti nuk mbron deputetin, por punën e parlamentit. Akuzat duhet të jenë të fortë. Këtu behet fjalë për prona të sekuestruara, më parë, SHBA ka shpallur non grata.
Përpara se unë të takohem me njerez(Berishen) do te deshiroja qe te mos kishim asnje lloj akuze konkrete. Behet fjale per akuza penale. Une jam jurist dhe parimet e nje shteti ligjor për mua jane pjese e nje organizimi te nje partie.” u shpreh ai./kb