Elita e basketbollit amerikan NBA ka nisur, teksa nuk kanë munguar edhe befasitë në këtë fillim edicioni.
Ndeshja kryesore e natës u zhvillua në Golden 1 Center të Sacramentos, ku Sacramento Kings u përballën me Golden State Warriors dukepësuar humbje me rezultat 114:122.
Ka qenë një ndeshje spektakolare, ku ishte e barabartë deri në fund të saj.
Stephen Curry ishte i jashtëzakonshëm në këtë duel për Warriors e mbylli ndeshjen me 41 pikë, 4 kërcime e 4 asistime.
Me lojë të mirë te skuadra fituese u dallua edhe Klay Thompson që shtoi 18 pikë të tjera, derisa Kuminga kontribuoi me 12.
Te skuadra vendase D’Aron Fox ishte fantastik me 39 pikë, teksa Sabonis shtoi 19 pikë e 18 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore.
Pas dy ndeshjeve të para të zhvilluara në NBA, Sacramento Kings dhe Golden State Warriors kanë bilanc të njëjtë me nga një fitore e një humbje.