Jude Bellingham shënon dy gola në El Clasicon e tij të parë, duke përmbysur Barcelonën dhe duke i dhuruar Realit të Madridit fitoren 1-2. Barcelona luajti më mirë se Reali i Madridit për rreth një orë lojë, por “Los Blancos” reaguan dhe fituan falë dygolësit të Jude Bellingham.
Ilkay Gundogan kaloi skuadrën e Xavit në avantazh në minutën e gjashtë, ndërkohë që shtylla u mohoi golin Fermin Lopez dhe mbrojtësit Inigo Martinez.
🎥 | IIkay Gundogan’s goal against Real Madrid #ElClasico pic.twitter.com/3InhIi6yJm
— Football Insights (@Footy_Insights) October 28, 2023
Ndërkohë, skuadra e Carlo Ancelottit barazoi në mesin e pjesës së dytë (68’) me Bellingham, i cili shënoi në El Clasicon e tij të parë. Eurogol i 20-vjeçarit anglez, i cili në minutat shtesë realizoi edhe të dytin. Duke shtangur lojtarët dhe tifozët kundërshtarë.
JUDE BELLINGHAM HAS DONE IT AGAIN!!! https://t.co/EgQ3Lp0F6x
— TC (@totalcristiano) October 28, 2023
https://twitter.com/centregoals/status/1718292515718303746?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA
Bellingham vijon të kryesojë renditjen e golashënuesve në kampionatin spanjoll me 10 realizime. La Liga kryesohet nga Reali dhe Girona me nga 28 pikë pas javës së 11-të, katër mbi Barcelonën kampione në fuqi.