Ferrari kërkon vazhdimësinë në Çmimin e Madh të Kanadasë. Pas triumfit të fundit të Charles Leclarc në Monaco, tashmë të gjithë në skuderinë “kokëkuqje” kanë nisur të besojnë se mund të rivalizojnë seriozisht me RedBullin dhe Max Verstappen. Numri një i italianëve, Federic Vasseur shprehet se tre garat e fundit kanë përçuar sinjale pozitive ndërsa shtoi se askush nuk e ka luksin të gëzojë në këtë moment, pasi përndryshe shpërqëndrohen dhe puna shkon dëm.
“Në tre garat e fundit ia kemi dalë të shkurtojmë disi diferencat kohore. Është një kampionat shumë entuziast pasi janë gjashtë makinat të cilat garojnë për “pole-position”. Dua që skuadra të vazhdojë të përmirësohet dhe të mos kënaqet, pasi nisim të gëzojmë atëherë kështu nis edhe fundi i ecurisë pozitive.
Triumfi në Monaco ishte special për Leclerc, e kërkonte prej kohësh. Fitorja në shtëpi do t’i japë më shumë besim për vazhdimësinë e kampionatit. Morali është i lartë dhe po ecim në drejtimin e duhur”, u shpreh Vasseur.
