Rithemelimi ka shpalosur dje programin qeverisës për zgjedhjet e 2025. Sali Berisha nga “arrest shtëpie” ka dalë para Departamentit të Financave të demokratëve dhe ka premtuar se do të prekin sistemin e taksave nëse marrin pushtetin. Kreu i Rithemelimit tha se do të ulë taksat dhe do të dyfishojë pagat. Basha bëri publik programin dhe një ndër pikat është lufta ndaj korrupsionit.
Dje, Rithemelimi i drejtuar nga Sali Berisha ka shpalosur programin që do të shkojë drejt zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen në verën e 2025-ës. Ka qenë vet ish- kryeministri që nga “arrest shtëpie” ka shpalosur programin që synohet fushata dhe nëse fitojnë kush do të jenë ndërhyrjet e para të reformave qeverisëse. Sistemi fiskal do të jetë ai që demokratët do të kenë si prioritet. Ata pretendojnë reformim të thellë të sistemit fiskal, tatim i sheshtë 10%, zero taksa për profesionet e lira dhe biznesin e vogël, si ulje të taksave për shitjet e pronave. Këto do të jenë disa nga pikat e programit ekonomik të Partisë Demokratike të Rithemelimit për zgjedhjet e vitit 2025. Ky program u bë publik nga ish- kryeministri Sali Berisha. Në video konferencë me Departamentet e Ekonomisë, Financave Publike dhe Sipërmarrjes, Berisha e cilësoi këtë program si terapi për të shëruar çdo sëmundje të ekonomisë shqiptare. “Kam një sugjerim të guxojmë të prekim tabutë dhe tabu është TVSH-ja. Unë jam që të mos ngurojmë. Nuk jam për përshkallëzime por jam për një ulje prej 25% të nivelit aktual të saj”, tha Berisha. ish kryeministri ka folur me superlativa për ekipin që bëri programin qeverisës sa i takon pjesës së ekonomisë, duke e cilësuar më të mirin. “Është programi më i mirë që është paraqitur ndonjëherë për ekonominë e këtij vendi dhe për shoqërinë. Ju përgëzoj për guximin që keni treguar në përcaktimin e objektivave dhe ju garantoj se jeni plotësisht realistë në objektivat që ju keni përcaktuar. Fuqia e lirisë është magjike. Tejkalon imagjinatën tonë dhe ne këtu këtë do kemi boshtin kryesor të reformës sonë ekonomike”, tha ai. Nga arresti shtëpiak, Sali Berisha prezantoi shtyllat kryesore të programit ekonomik, ku parashikohet rikthimi i taksës së sheshtë 10 për qind. “Të guxojmë të prekim tabutë dhe tabu është TVSH-ja. Unë jam që të mos ngurojmë. Nuk jam për përshkallëzime por jam për një ulje prej 25% të nivelit aktual të saj”, tha ish-kryeministri. Me zgjedhjet parlamentare që po afrohen demokratet janë vënë në gare për programet e tyre elektorale. Demokratët zotohen të heqin taksën mbi profesionet e lira dhe atë mbi karburantin si dhe të rishohin ligjin për investimet strategjike të qeverisë Rama.
Pagat dhe investimet
Ish kryeministri premtoi dyfishimin e pagave për punonjësit të administatës, ndërkohë që edhe Rama premtoi që në muajin korrik paga për punonjësit e administratës do të jetë 900 euro. Por Berisha është ndalur edhe tek invistemit. “Ne do të dyfishojmë rrogat, kjo nuk ka diskutim. Përsëri kjo nuk të çon në zbatimin e gjerë të parimit “E mira më e madhe e numrit më të madh”. Nuk është populizëm kjo. Jo. Ne jemi parti konservatore. Ne krijojmë të ardhurat duke u bazuar në lirinë ekonomike. Por ne nga ana tjetër kujdesemi për shpërndarjen e tyre”.
Emigracioni
Rithemelimi synon dhe ndalimin e valës së emigracionit, duke premtuar mbështetje me grante dhe taksa të ulëta për çdo të ri dhe të re që synon krijimin e një sipërmarrjeje. Edhe për familjet e reja, premtohet mbështetje, që nga subvencionimi i normave të interesit për blerje banese, rritje të ndjeshme të bonusit të bebes, grant mujor deri në moshën 21 vjeç, si dhe përjashtim nga taksat i nënave me shumë fëmijë. “Mqse me meritë, keni meritë, keni trajtuar problemin e shpopullimit, atëherë duhet të shpallim publikisht se qeveria do të paguajë për fëmijën e tretë nga lindja deri në moshën 21 vjeçare. Çiftet të cilat do të lindin fëmijën e tretë, do të kenë trajtim me rrogë për personin për 21 vite. Ne kalojmë tani në politikën aktive të popullimit, në politikën demografike të ripopullimit të Shqipërisë”, është shprehur Berisha.
Basha shpalos sot programin qeverisës
Sot, në ditën e fëmijëve, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të shpalos Programin e saj në sloganin “Shqipëria meriton më shumë!” Mësohet se disa nga fushat ku është i fokusuar programi i PD janë e ardhmja e rinisë, rritja e mirëqenies, lufta kundër korrupsionit, kundër varfërisë, emigracioni, arsimi etj. Programi do të shpaloset në Parkun Olimpik, në orën 11:00. Kryedemokrati, Lulzim Basha ka publikuar një foto, ku shfaqet flamuri kuqezi dhe ai i demokratëve. Ky është një shpalosje e programit, pak para zgjedhjeve parlamentare të 2025.