Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi vijon të jetë e njëjta. Mëngjesi vazhdon të jetë në monitorim intensiv nga stafi mjekësor në reanimacion.
Përgjatë kësaj kohe avokatit po i bëhen ekzaminime herë pas herë për të parë gjendjen e tij.
Avokati u dhunua mëngjesin e 29 majit sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut. Dorian Alia 32-vjeç i cili u vetëdorëzua, ka pranuar se porositës i sulmit është Dritan Nano.
I riu tha se dhuna ka ardhur si paralajmërim që avokati 45-vjeçar të tërhiqej nga padia kundër Nanos për të marrë çka i takonte në pronën e fituar me gjyq te Kullat e Liqenit./ S.M