Prej disa minutash ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, ku po diskutohet për protestën që pritet të zhvillohet nesër para Kuvendit.
Mësohet se Bardhi ka kërkuar në mbledhje që se secili person duhet të angazhohet maksimalisht për protestën e thirrur nesër përpara Kuvendit.
“Gjithsecili prej nesh duhet te angazhohet maksimalisht për protestën që kemi thirrur nesër përpara Kuvendit. Duhet angazhim maksimal, dhe secili prej nesh do duhet të jetë ne zonat e përcaktuara. Duhet të tregojmë vendosmëri dhe qendrueshmëri kundër qeverisë e cila çdo ditë po na i fakton akzuat për lidhje me krimin dhe e zhytur në korrupsion”, ka thënë Bardhi./ S.M