Policia e Ukrainës ka konfiskuar rreth 1 miliard dollarë asete ruse, deklaroi kreu i departamentit të hetimeve strategjike, Andrey Rubel.
Zyrtari theksoi se fondet e sekuestruara aktualisht po përdoren për të plotësuar nevojat e vendit. Rubel specifikoi se Kievi kishte sekuestruar një helikopter Bell-427, aeroplan Gulfstream G650, 47 kamionë, 55 automjete dhe tre gjysmërimorkio, mes pasurive të tjera.
“Në total, pasuri me vlerë rreth 940 milionë dollarë janë zbuluar dhe sekuestruar”, tha ai.
Autoritetet ukrainase filluan sekuestrimin e aseteve të profesionistëve dhe kompanive ruse të biznesit menjëherë pas nisjes së fushatës ushtarake të Moskës në shkurt 2022.
Në mars të vitit 2022, Presidenti Volodymyr Zelensky urdhëroi konfiskimin e pronave që i përkisnin Rusisë dhe banorëve rusë. Muajin tjetër, parlamenti i Ukrainës miratoi legjislacionin që synon shtetëzimin e pronave të kompanive ruse, qytetarëve rusë dhe ukrainasve që mbështetën agresionin e vendit fqinj./e.t