Ditën e sotme opozita do të zhvillojë një protestë para parlamentit, e cila do të nisë në orën 10:00.
Grupi i PD-së ka bërë thirrje që kësaj proteste t’i bashkohen dhe qytetarët.
Kjo lëvizje vjen pas investigimit të emisionit Report në “Rai 3”, ku denoncoheshin lidhjet e politikës me krimin.
Nga ana tjetër opozita vijon me protestat para Bashkisë Tiranë, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj pas shpërthimit të skandalit dhe korrupsionit, ku shumcia e drejtorëve të këtij institucioni janë prapa hekurave ose nën hetim./ S,M