Këngëtarja e famshme Halsey po qëndron e fortë mes betejës së saj të vazhdueshme shëndetësore.
Përmes një postimi në Instagram të martën, këngëtarja u dha fansave një përditësim mbi betejat e saj mjekësore përpara publikimit të albumit të saj të pestë në studio. Një këngë zemërthyese, e titulluar “The Ende “, detajon përpjekjen e saj për të gjetur përgjigje për gjendjen e saj shëndetësore të përkeqësuar.
“Unë jam me fat që jam gjallë”, tha Halsey. “Unë shkrova një album për situatën.”
29-vjeçarja gjithashtu etiketoi Aleancën e Kërkimeve Lupus dhe Shoqërinë e Leukemisë & Limfomës në postimin e saj. Megjithatë, këngëtarja e “Closer” nuk bëri të ditur nëse ishte diagnostikuar me ndonjërën nga këto sëmundje./E.Ç