Pas largimit të James Maddison dhe Curtis Jones, Gareth Southgate heq dy lojtarë të tjerë nga skuadra e Anglisë për Kampionatin Evropian: Jack Grealish dhe Harry Maguire.
Sipas “The Athletic”, mbrojtësi i Manchester United po përballet me një dëmtim muskulor, të cilin e pësoi në fillim të majit dhe nuk do të mund të shërohet plotësisht deri në fillimin e kompeticionit.
Ndërsa “skarcimi” i Jack Grealish bëhet për shkak të zgjedhjes teknike. Gareth Southgate duket se beson më shumë tek anësori i Newcastle, Anthony Gordon, sesa te sulmuesi i Manchester City-t.
Grealish luajti 36 ndeshje dhe shënoi tre gola për kampionët e Anglisë këtë sezon. Ai i aktivizua në vetëm 27 minuta në ndeshjen e skuadrës angleze kundër Bosnjës, të hënën e kaluar.
Gareth Southgate ka afat deri këtë të premte për të shpallur skuadrën përfundimtare prej 26 lojtarësh për turneun.
Anglia, e shortuar në Grupin C, e nis Euro 2024 kundër Serbisë, më 16 qershor. Ndeshjet e mbetura të fazës së grupeve janë kundër Danimarkës, më 20 qershor, dhe ndaj Sllovenisë, më 25 qershor.