Nga dërguara e arkiva.fjala.al/ në Strasbourg Monada Mehmetaj
Nje maraton takimesh dje dhe sot ne France e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky i cili eshte munduar ta shfrytezoje kete vizite ne maksimum i ftuar ne kremtimin e 80 vjetorit te zbarkimit ne Normandi ku ishin te ftuar figurat politike me te rendesishme te Europes si dhe Presidenti amerikan zoti Joe Biden. Nje pritje shume miqesore e Presidentit te Frances Emmanuell Macron.
Faleminderit qe jeni perkrah nesh ne mbrojtje te jetes, tha ai ne gjuhen frenge neParlamentin Frances ku mbajti nje fjalim rreth 30 minuta e me pas do te takohet me Emmanuel Macron gjate dites. Fjalimi i tij ishte nje fjalim falenderues per gjithecka ka bere Franca qe ne momentin e pare te fillimit te sulmeve nga Moska, duke listuar ze per ze ndihmen e dhene. Regjimi rus nuk njeh kufij . Europa nuk njeh me kufij theksoi ai.
Presidenti rus po shantazhon gjithe boten, ne menure qe bota t’i frikesohet atij , vazhdoi ai. Jetojme ne nje kohe kur Europa nuk eshte me nje kontinent paqeje. Fjalimi i tij u prit me duartrokitje te vazhdueshme, te pranishem ne salle ishin dhe ish- kryeministrat. Zelensky para fjales se ti u prit nga Presidenti i Asamblese Kombetare dhe nenshkroi librin e te ftuarve te Kuvendit. Nderkohe we bashke me ministrin francez te Forcave te Armatosura Sebastian Lecornu zhvilloi nje vizite ne seline e forcave te armatosura franceze ne Paris, (7 qershor 2024) ju nenshkruan dhe nje dokument ne prani te Kryetarit te bordit te drejtoreve te ketij institucioni.
Ndersa mbreme ne nje interviste zoti Macron deklaroi dergimin e avioneve Mirage 2000-5 dhe trajnimin e 4500 ushtareve ukrainas.
Hungaria deklaron qe nuk do te marre pjese ne veprimet e NATO-s ne Ukraine, as ne dergesat e armeve, as ne trajnimin e ushtareve, as ne financime. Ministri i jashtem hungarez tha se NATO po i afrohet nje lufte qe Hungaria nuk e deshiron. Zgjedhjet per Parlamentin Europian vazhdojne dhe perfundojne ne 9 qershor dhe ne 1 korrik Hungaria mer kryesimin e saj.Zelensky ka nje takim me zotin Joe Biden.