Dy shtetas nga Gjeorgjia janë shpallur në kërkim pasi raportohet se kanë mashtruar në një pikë këmbimi valutor duke shkëmbyer një shumë parash me kartëmonedha false.
Raportohet se në kërkim janë shpallur shtetasit gjeorgjianë L. R., 49 vjeç dhe L. P., 46 vjeç, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i monedhave”.
Këta 2 shtetas, më datë 01.06.2024, në subjektin exchange në pronësi të shtetasit A. A., kanë këmbyer 40 milionë lekë, në 40 000 euro, me kartëmonedha të falsifikuara.
Sakaq, vijon puna për kapjen e këtyre 2 shtetasve. S.B