Forcat izraelite kanë arritur të shpëtojnë të gjallë 4 pengje izraelite që mbaheshin prej 7 tetorit në Gaza nga militantët e Hamasit.
Pas lirimit, Noa Argamani, 25-vjeçarja, e rrëmbyet në festivalin Supernova nga militantët është ribashkuar me babain e saj pas rreth 8 muajsh.
Pamjet e takimit prekës janë bërë publike, ndërsa e reja është dërguar në spital së bashku me pengjet e tjerë për të kryer kontrolle të mëtejshme për shëndetin fizik./E.T