Kreu i PD-së zyrtare Lulzim Basha po paraqet programin politik për zgjedhjet e vitit 2025, ku disa nga premtimet janë në kufijtë e të parealizueshmes. Në një prej deklaratave të fundit Basha tha se do të zgjidhë problemin e pronësisë. Megjithatë kreu i PD-së zyrtare po synon të jetë aktiv dhe të joshë sa më shumë elektoratin, duke mos u “kursyer” me premtimet, disa prej të cilëve duken utopike.
Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare Lulzim Basha ka zgjedhur rrjetin social facebook për të shpalosur programin elektoral dhe më pak takime të drejëtërdrejta me qytetarët. Edhe pse është një vit përpara për të shkuar në zgjedhjet e përgjitshme, Lulzim Basha e ka marrëme vrull çështjen e programit të PD-së. Ai ka publikuar një përmbledhje të propozimeve kryesore që u prezantuan në Kuvendin Programor të PD, por të përmbledhura shkurt ku në fokus ka mirëqënien dhe kthimin e pronës tek i zoti. Programi i afishuar gati një vit para zgjedhjeve nga PD zyrtare thuhet se“është produkt i një pune të gjatë të 100 ekspertëve, vendas e të huaj”.Kreu i demokratëve thekson se përkushtimi i PD është për qytetarët dhe jo te konfliktet e politikës së ditës. Ai ka preferuar të bëhet zëri i shqiptareve në mënyrë virtuale. “Përkushtimi ynë për ndërtimin e alternativës që shqiptarët presin, është i gjithanshëm.Angazhimi ynë është të jemi zëri i qytetarëve, jo përcjellësit e konfliteve të politikës së ditës.Njerëzit presin më shumë, Partia Demokratike e Shqipërisë ofron më shumë”, ka shkruar Lulzim Basha në statusin e tij në Facebook. Sipas tij, programi i Partisë Demokratike është transformues. “Programi ynë ambicioz përmban zgjidhje transformuese për të gjitha shtresat e shoqërisë dhe grupet ekonomike”, shkruan Basha. Dhjeta shtylla përmirësimi sjell në vëmendje Basha. “Mirëqeverisja, antikorrupsioni, siguria, prona, të përndjekurit, familja, rinia, pensionistët, sipërmarrja, bujqësia janë pjesë e vizionit reformues të ekipit tonë, të binudr se Shqipëria meriton më shumë se bataku në të cilin ndodhet për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsionit.
Fondi për mirëqenien e familjes
I vendosur në pozicionin e humbësit, Lulzim Basha i ka pa fre premtimet e tij kur bëhet fjalë për familjet e reja. “2000 € për çdo bebe; 20 000 € për fëmijën e tretë; 30 000 çifte të reja shqiptare marrin subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpinë”, shkruan Lulzim Basha. Deri Tani për fëmijën e dytë qeveria jep 1 mln lekë të vjetra. Po ashtu Basha ka premtuar edhe drekë për nxënësit e shkollave 9- vjeçare. “Drekë për nxënësit në gjithë shkollat 9-vjeçare dhe të mesme; Shkollë gjatë gjithë ditës, kurse kompjuteri, gjuhë të huaj, klasa arti dhe klasa sportive deri në orën 16:00”, shkruan Basha. ndërsa ka shtuar edhe punë të pagyar për të rinjtë që mbarojnë shkollën e mesme. “Trajnim/ Praktike pune e paguar 1 vjeçare për 10 000 të rinj pas shkollës së mesme; 4 Kampuse për 25 000 të rinj për Teknologjinë e Informacionit dhe programimit”, shkruan ai.
Taksë e sheshtë 9% dhe reforma në prona
Ulja e taksave është premtimi i çdo opozite për të ardhur në pushtet. Edhe pse shteti mbahet nga taksat, Lulzim Basha ka premtuar uljen e tyre deri në 9 për qind. “Tatim fitimi 9% Profesionet e lira 9% Tatim për të ardhurat personale 9% Dividenti me taksën e sheshtë 9%”, tha ai. Ndërsa ka premtuar kthimin e pronës tek i zoti nëse është e lirë. Megjithëse dihet që prona të lira nuk ka me interes, Basha i është kthyer premtimit për kthimin e tokës. “Kthim i menjëhershëm i pronës aty ku është e lirë; Kompensim me vlerë tregu ku është zënë; Lëshimi i obligacionit/ bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës; Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis”, tha ai. Ndërsa sa i takon subvencionimeve në bujqësi, Basha tha se do të akordohen shuma të mëdha parash. “Çdo vit do të akordohen 100 milionë € subvencion direkt për bujqësinë dhe blegtorinë; 50 milionë € në infrastrukturë, për mbështetje të drejtëpërdrejtë (Përfitues 150 mijë fermerë)”, tha ai. Për pensioniëtët do të ketë bonus peroidik. Ndërsa statusi i të përndjekurit, shkruan Basha, do të ketëvlerë monetare të barabartë me statusin e ish-ushtarakut.
Kthimi i Xhandarmërisë Kombëtare
Lulzim Basha i është kthyer termave të vjetër të ushtrisë. Ai rikthen xhandarmërinë. “5000 djem dhe vajza të moshës 18-22 vjec që angazhohen në 4 vite shërbim aktiv në forcat e armatosura, bashkë me trajnimin marrin një profesion, ose diplomohen me shpenzimet e shtetit. (Paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjeç)”, shkruan ai. Basha thotë se pjesë e programit do të jetë edhe zerimi e detyreimeve nëpër gjykata. “Shteti merr përsipër të zerojë çdo detyrim të qytetarëve në problematikat me natyrë administrative në raport me institucionet e shtetit”, tha ai. Basha si premtim të fundit por jo nga rëndësia, premton se brenda mandatit të parë shqiptarët do të lëvizin pa viza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.