Me çështjen e Olta Xhaçkës duket se Kuvendi është futur në një krizë kushtetuese. Këtë ka thënë Gjykata Kushtetuese në vendimin e zbardhur për deputeten e Partisë Socialiste Olta Xhaçka. Ndër të tjera kjo mosmarrëveshje e krijuar mes dy institucioneve po cënojnë themelet e shtetit.
Mandati i deputetes së Partisë Socialsite Olta Xhaçka mund të dërgohet në Komisionin e Venencias për interpretim, por Gjykata Kushtetuese dje ka zbarhdur vendimin dhe ka akuzuar Kuvendin e Shqipërisë se me këtë çështje po krijon një krizë kushtetuese.
Këtë gjykata që vlerëson përpuethshmërinë me Kushtetutën ka nënvizuar se injorimi që i është bërë vendimit të parë krijon një krizë institucionale.
Trupa përsërit se vendimet e saj janë të detyrueshme edhe për Kuvendi dhe moszbatimi i tyre cenon themelet e shtetit demokratik. Maxhoranca ka krijuar krizë kushtetuese që cenon themelet e shtetit demokratik.
Me këto fjalë Gjykata Kushtetuese ka argumentuar vendimin e dytë për Olta Xhaçkën duke kritikuar drejtpërdrejtë maxhorancën për mbrojtjen politike që i bëri socialistes duke mos e dërguar mandatin e deputetes për shqyrtim në këtë gjykatë.
Ky refuzim i Kuvendit për zbatimin e vendimit të Gjykatës ka çuar në krijimin enjë krize kushtetuese që jo vetëm cenon themelet e shtetit demokratik dhe humb besimin e publikut te shteti dhe organet e tij, por vë në diskutim edhe vetë rolin dhe funksionin e Gjykatës. Kësisoj, vendimmarrja e deputetëve të maxhorancës për trupën kushtetuese është në shkelje të neneve të ligjit themeltar të vendit.
Gjykata vlerëson se Kuvendi nuk ka vepruar në përputhje me Kushtetutën për sa kohë çështjen e ekzekutimit të vendimit të saj ia ka nënshtruar vlerësimit të Këshillit për Legjislacionin dhe Këshillit për Mandatet, struktura në të cilat shumica parlamentare ka vënë në dyshim fuqinë detyruese të vendimit të Gjykatës.
Në mbyllje të argumenteve, Gjykata i kërkon Kuvendit që ta shqyrtojë me përparësi çështjen e dërgimit të mandatit të Olta Xhçkës pranë trupës kushtetuese, si i vetmi institucion që mund të gjykojë në themel legjitimitetin e një mandati parlamentar.