Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ-së, e konsideron si procesin më absurd të mundshëm, mbajtjen e zgjedhjeve për kryebashkiak të HImarës. Dule tha se nesër Himara do të gdhihet me dy kryebashkiakë, njëri Fredi Beleri, të cilit nuk iu ndërpre mandati ligjërisht dhe sipas procedurave, ndërkohë që kemi edhe fituesin e procesit të sotëm.
Dule solli në vëmendje se ende nuk kemi një vendim të formës së prerë lidhur me mandatin e Fredi Belerit, pasi në KAS ende nuk është shqyrtuar ankimimi i PBDNJ-së, ndërsa në Gjykatën Administrative është depozituar ankimimi lidhur me dekretin e Presidentit, që caktoi 4 gushtin si ditën e mbajtjes së zgjedhjeve./kb