Pepe ka njoftuar zyrtarisht se i ka dhënë fund karrierës së tij aktive si futbollist.
Mbrojtësi portugez vendosi të pensionohet nga futbolli në moshën 41-vjeçare.
Pepe do të mbahet mend më shumë për kohën e tij te Real Madridi, aty ku bëri 334 paraqitje për Los Blancos.
Ai po ashtu kishte paraqitjet të suksesshme edhe për Portugalinë, duke arritur të fitojë EURO 2016 dhe Ligën e Kombeve.
Pasi u largua nga Real Madridi, ai u transferua te Besiktasi si lojtar i lirë, për të mbetur më pas pa klub.
Më pas ai iu bashkua Portos, teksa u bë lojtari më i vjetër që paraqitet në Euro 2024.
Pepe e mbyll karrierën e tij me tre Liga të Kampionëve, tre La Liga dhe dy Kupa të Botës për Klube./ D.C
𝗨𝗠 𝗘𝗫𝗘𝗠𝗣𝗟𝗢. 🫡 Continuaremos sempre juntos: obrigado por tudo, Pepe! ✨🫂 #PartilhaAPaixão pic.twitter.com/HSnou1I5zI
— Portugal (@selecaoportugal) August 8, 2024