Këngëtari Alban Skënderaj ka publikuar një video së bashku me dy fëmijët e tij gjatë pushimeve ku tregon se është në borxh me ta pasi për shkak të angazhimeve në karrierën e tij si këngëtar nuk kalon të gjithë kohën me ta.
Skënderaj shkruan se e ka kuptuar gjithmonë e më shumë se asgjë dhe askush s’mund ta zëvendësojë prezencën e një babai.
“Jam pak në borxh këto kohë me këto dy dashuritë! Jam me fat që i mirëkuptojnë qëllimet e mia të mira që janë gjithçka për mua.
Gjithsesi po e kuptoj gjithmonë edhe më shumë që askush dhe asgjë që s’mund ta zëvendësoj prezencën e një babai”, shkruan këngëtari./ S.M
