Zgjedhja e Tavos
Meta mesazh të koduar ish bashkëpuntorit të tij për pronat në bregdet
Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë ka dhënë një mesazh për Edi Ramën. Por, mënyra se si Meta ka përçuar mesazhin, duket se në mënyrë jo të drejtpërdrejtë i ka dhënë mesazh edhe Vangjel Tavos që të ketë kujdes me “urdhërat”
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka treguar dashamirësi për kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, si njeriun e tij që ka pasur jo vetëm në parti por edhe jashtë saj. Meta nuk e ka përmendur Tavon në asnjë moment, por duket se i ka dhënë një mesazh të koduar ish bashkëpuntorit të tij. Meta tha se për Tavon nuk ka asnjë mesazh, por për kryeministrin Edi Rama tha se ky i fundit është duke fshehur akte të rënda të tradhtisë kombëtare. Por nga mënyra se si e ka përçuar mesazhin, duke se Meta e ka dhënë një mesazh për ish kolegun e tij. Ai ka sjellë gjatë bisedës me gazgetarët një komunikim që ka pasur me ish kryetarin e Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, i cili sot është pas hekurave për tjetërsim të pronave që ishin në juridksionin e kësaj bashkie. Ky mesazh nga Meta duket sikur është në fakt një meazh për Tavon, që i këkron të ketë kujdes ndaj kryetarit të partisë e cili arriti ta bënte atë kryetar të Bashkisë Himarë. “Unë i kam pas dhënë një mesazh dikur kryetarit të bashkisë së Himarës i cili është në burg sepse kam pasur marrëdhënie korrekte me të, i kam thënë ki kujdes se ky të merr më qafë dhe shumë të tjerëve për Edi Ramën dhe për mungesën e përgjegjësisë së tyre. Nuk kam asnjë mesazh për të por për grabitësit e bashkisë së Himarës për Edi Ramën sigurisht që e kam një mesazh. Rama po fsheh akte të rënda të tradhtisë kombëtare, për të fituar konsensus për të grabitur pronat e himariorëve për të pastruar para, përmes gjykatave që ke kapur, nuk do të funksionojë”, tha Ilir Meta para gazetarëve. Në fjalën e tij në konferencën për media, Meta deklaroi gjithashtu se, Bashkia e Tiranës vijon të paguajë incineratorin e Tiranës ndonëse, sipas tij, nuk ekziston. Meta u shpreh se, falimentimi i pushtetit vendor është vetë falimentimi i reformës administrativo-territoriale. “Falimentimi i pushtetit vendor është vetë falimentimi i reformës administrativo-territoriale që bashkë me reformën në drejtësi ishin gjoja dy nga sukseset e rilindjes por janë dy kryedështimet e saj më të mëdha që po i kushtojnë qytetarëve sa i takon mungesës së shërbimeve dhe drejtësisë”, tha Meta.