Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë fituar medaljen e artë duke mposhtur në finale Francën me rezultat 98:87.
Çereku i parë i takoi SHBA-ve të cilët arritën ta mbyllin me një epërsi prej pesë pikësh (20-15).
I dyti ishte më i barabartë, por sërish ishin amerikanët ata që e mbyllën me epërsi duke fituar me rezultat 29-26.
Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me rezultat 49:41 në favor të SHBA-ve.
Francezët filluan të zgjohen në çerekun e tretë të udhëhequr nga Victor Wembanyama dhe Guerschon Yabusele dhe e fituan atë me rezultat të ngushtë 25:35.
Edhe çereku i katërt ishte pothuajse i barabartë, megjithëse SHBA-të u treguan më të saktë dhe më të mirë në mbrojtje duke arritur fitoren në fund me rezultat 98:87.
Kështu ata morën medaljen e artë, ndërsa francezët të cilët u paraqitën përballë publikut vendas morën medaljen e argjendtë.
STEPH OVER WEMBY 😱
What a photo 🤩
📸: Ezra Shaw pic.twitter.com/ARLhANaYNI
— Bleacher Report (@BleacherReport) August 10, 2024
Shënuesi më i mirë në këtë finale ishte Victor Wembanyama i cili realizoi plotë 26 pikë, i ndihmuar nga Guerschon Yabusele me 20-të.
Tek SHBA-të më i miri ishte Stephen Curry me 24 pikë të shënuara, i ndihmuar nga Devin Booker me 15-të si dhe Kevin Durant dhe Lebron James që po ashtu patën pikë dyshifrore, me “Mbretin” që u shpall edhe Lojtari më i mirë i turneut (MVP)./ D.C
Team USA receives their Olympic Gold Medals 🥇🇺🇸 pic.twitter.com/WWwfXPSLcy
— Bleacher Report (@BleacherReport) August 10, 2024