Ylli amerikan i basketbollit, Kevin Durant, do të bëhet një aksioner pakice në Paris Saint-Germain, duke shënuar sipërmarrjen e tij të parë të madhe në futbollin evropian.
Vetëm pasi fitoi medaljen e katërt të artë olimpike në Paris, Durant do t’i bashkohet ekipit të lojtarëve të NBA-së që investojnë në klubet më të mira të futbollit, siç është pjesëmarrja e LeBron James në Liverpool.
Ndërsa përqindja e saktë e pronësisë së tij nuk është bërë e ditur, përfshirja e Durant pritet të rrisë profilin e PSG-së në Shtetet e Bashkuara.
BREAKING: 2x NBA Champion Kevin Durant has invested in Paris Saint-Germain through his Boardroom Sports Holdings, LLC via Arctos Partners, the strategic minority investor in the club.
Further details to be announced shortly. pic.twitter.com/pcXSJugqf6
— Boardroom (@boardroom) August 12, 2024
Ky nuk është thjesht kapital, por një partneritet strategjik që mund të forcojë markën e klubit, veçanërisht kur ai përgatitet për Kupën e Botës për Klube 2025 që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kujtojmë se Durant erdhi në ligën e NBA në vitin 2007 dhe tani prej disa vitesh ka statusin e njërit prej yjeve më të mëdhenj të basketbollit dhe me kontrata të pasura ka marrë vlerën e pasurisë së tij, e cila llogaritet në 300 milionë dollarë.
Ai ka luajtur në të gjitha edicionet e Lojërave Olimpike që nga Londra 2012 dhe në karrierën e tij në skuadra ka fituar dy unaza kampionati të NBA me Golden State, të dyja si MVP i finaleve. / D.C
Kevin Durant is buying a minority ownership stake in Paris Saint-Germain, France’s biggest and most successful soccer club, per @Romain_Molina.
KD’s leaving Paris with more than an Olympic gold medal ⚽️💰 pic.twitter.com/WhYUzRecRe
— ClutchPoints (@ClutchPoints) August 12, 2024