Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka folur për ngjarjen e rëndë në Pogradec, ku 42-vjeçari, Egli Proga u dhunua për vdekje pasditen e 10 Gushtit.
Ai ka hedhur poshtë të gjithë akuzat, duke i konsideruar të pabaza. Sipas Rrumbullakut, policia e Pogradecit nuk e fshehu ngjarjen, por bëri detyrën deri në përfundim të hetimeve.
“Ndjehem i detyruar të informoj opinionin publik. Aludimi se është tentuar të fshihet ngjarja nga shefi i policisë së Pogradecit është i pabazë. Aludimi se ngjarja është fshehur nga Komisiariati i Pogradecit është i pabazë dhe si i tillë është skandaloz. Në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë, nga asnjë punonjës nuk është tentuar të fshihet ngjarja e rëndë.
Është shkuar menjëherë në vendngjarje, janë sekuestruar kamerat perreth, janë shoqëruar personat që kanë qenë të pranishëm, dhe janë kryer të gjitha hetimet për gjetjen e provave. U bë e mundur zbardhja e ngjarjes në kohë rekord. Është identifikuar autori dhe arrestuar tre të tjerë për moskallëzim krimi.
Në përfundim, drejtoria e policisë Korçë dhe njoftimin, i cili u deformua. Nuk u paraqit askush por u ngrit një tymnajë akuzash ndaj policisë. Baltosja e saj është e cënueshme në këtë rast moralisht. Policia do të ndërmarrë hapa ligjore lidhur me këtë dezinformim”, tha ndër të tjera ai./kb