Kuvendi
“Shtyhet” dekomunizmi, asnjë interes nga politika për ish-sigurimsat
Politikanët shqiptarë duket se kanë humbur interesin për të adresuar çështjet e lidhura me ish-spiunët e regjimit komunist dhe dekomunistizimin e politikës. Nismat ligjore për pastrimin e politikës nga bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, që dikur ishin në qendër të debatit parlamentar, janë lënë në harresë nga shumica në Kuvend.
Në një kohë kur Kuvendi i Shqipërisë i ka deleguar detyra të rëndësishme Autoritetit të Dosjeve, janë vetë deputetët ata që kanë vendosur të lënë në hije nismat për dekomunistizimin e politikës shqiptare. Këto nisma ligjore, që para dy vitesh zinin vendin kryesor në diskutimet politike dhe shkaktonin përplasje të forta mes forcave politike, tani duket se janë harruar, pasi shumica e Parlamentit nuk arriti t’i çojë përpara për miratim. Pastrimi i politikës nga bashkëpunëtorët dhe ish-agjentët e Sigurimit të Shtetit u shndërrua në një nga temat më të diskutuara në vitin e kaluar. Tre grupe të rëndësishme politike brenda Kuvendit—të dyja fraksionet e Partisë Demokratike dhe ajo socialiste kanë synuar ta trajtojnë këtë çështje si prioritet në axhendën e tyre politike. Megjithatë, përpjekjet për të pastruar politikën nga këta individë u ndalën për shkak të mungesës së votave të nevojshme në Parlament, dhe kështu, çështja mbeti e pazgjidhur dhe jashtë diskutimeve zyrtare. Megjithatë kjo u bë vetëm për të nxjerrë Ilir Metën dhe Sali Berishën nga politika, por deri më sot nuk ndodhi asnjë.
Ish sigurimsi I.M
Në korrik të vitit 2023, politika mori një kthesë pas një letre të dërguar nga Autoriteti i Dosjeve drejt Kuvendit, ku pretendohej se në arkivat e Sigurimit të Shtetit ishin zbuluar dokumente që lidhnin shtetasin I.M., i identifikuar më vonë si Ilir Meta, me aktivitetet e Sigurimit. Ky pretendim u bë shkak që të gjitha grupet politike të propozonin nisma të reja për të larguar nga politika ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit. Megjithatë, vërtetësia e këtyre dokumenteve nuk u konfirmua asnjëherë zyrtarisht, pasi çështja e shtetasit I.M. mbetet ende e hapur dhe nën shqyrtim gjyqësor. Për të pastruar politikën nga ndikimi i ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit, është e nevojshme të ndalohet kandidimi i tyre në zgjedhje, një gjë e cila kërkon ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Për këtë çështje, socialistët kanë depozituar nismën e tyre që më shumë se një vit më parë, por kjo iniciativë ende qëndron në sirtarët e Kuvendit, pa u bërë pjesë e paketës së ndryshimeve të Kodit Zgjedhor. Çështja nëse politika do të kthehet për të adresuar dekomunistizimin apo nëse kjo temë do të mbetet e pluhurosur në raftet e Kuvendit, mbetet ende e paqartë. Ajo që dihet është se debati për këtë çështje nuk ka arritur të mbledhë konsensusin e nevojshëm mes forcave politike, dhe duket se nuk është më një përparësi për shumicën. Kuvendi i ka kërkuar Autoritetit të Dosjeve që të vazhdojë me verifikimin e zyrtarëve të lartë, përfshirë edhe ata që kanë marrë më parë një certifikatë pastërtie. Në rezolutën e miratuar për këtë institucion, Kuvendi kërkon gjithashtu bashkëpunimin me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për gjetjen e mekanizmave ligjorë për të amenduar Kodin Zgjedhor, në mënyrë që të identifikohen dhe të ndalohen nga pjesëmarrja në zgjedhje ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit.
Kuvendi vazhdon t’i kërkojë Autoritetit të Dosjeve të verifikojë edhe një herë zyrtarët e lartë shtetërorë, përfshirë edhe ata që tashmë kanë një certifikatë pastërtie. Rezoluta e miratuar nga Parlamenti i jep përparësi këtij procesi, duke u kërkuar institucioneve të tjera, si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të bashkëpunojnë për të siguruar integritetin e kandidaturave. Nga komisionet e ngritura pas rënies së komunizmit dhe deri më sot, shumica e protagonistëve politikë vazhdojnë të luajnë të njëjtin rol në skenën politike, pa ndonjë pastrim të thellë. Përmes detyrave të reja të deleguara, duket se Kuvendi kërkon një vetëpastrim të tij, duke e orientuar politikën drejt standardeve të reja, të cilat mund të rishikojnë edhe Kodin Zgjedhor dhe integritetin e kandidatëve në zgjedhjet e ardhshme. Rezoluta e fundit e Autoritetit ka hyrë tashmë në fuqi, dhe mbetet për t’u parë nëse do të zbatohet me përpikmëri, apo do të jetë një tjetër dokument që do të kalojë pa vëmendje në raportimet e ardhshme të këtij institucioni përpara deputetëve.
Debate pa vepra
Në Shqipëri debatet mbi të shkuarën komuniste vijojnë, edhe pse kanë kaluar më shumë se 30 vite nga rënia e diktaturës. Historianët vërjenë se pengesat për zbardhjen e saj, kanë ardhur më së shumti nga politika, që sipas tyre, nuk ka qenë e interesuar për shkak të kompromentimit të mjaft figurave të saj në regjimin totalitar. Debati për dosjet e ish-sigurimit të shtetit u rihap, pas një shkrese dërguar parlamentit, pak kohë më parë, nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, ku thuhej se ish-presidenti Ilir Meta figuronte në dokumentet e krijuara nga ish-sigurimi. Në Shqipëri edhe pse kanë kaluar mbi 3 dekada nga rrëzimi i regjimit komunist, ndarja me të shkuarën përbën sërish një sfidë për shoqërinë. Rasti më i fundit, ai i ish-presidentit të Repbulikës Ilir Meta, që sipas një shkrese dërguar kuvendit nga Autoriteti për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, figuron në dokumentat e krijuara nga ish-sigurimi, është shembulli më flagrant, që shoqëria shqiptare ende vazhdon të përballet në mënyrë të ashpër me të shkuarën, pa mundur ta zbardhë plotësisht dhe në mënyrë të besueshme atë. E nëse në mjaft vende ish-komuniste të bllokut të lindjes në Europë, ky proçes ka përparuar me sukses, në Shqipëri hijet e së kaluarës sipas historianëve, janë shfaqur në shumicën e rasteve si shantazh politik i njërës palë ndaj tjetrës..
Nga shekulli i 15-të, pothuajse çdo i rritur në Evropë ishte i ekspozuar ndaj fruthit dhe lisë, dhe ata që nuk vdisnin, zhvilluan imunitet të përjetshëm ndaj këtyre sëmundjeve. “Në llogaritjet e tyre,” shpjegon Simonsen, “kërkuesit thjesht supozuan se 5% e pasagjerëve ishin të ndjeshëm ndaj kontraktimit të viruseve, por në realitet ka të ngjarë që të ketë pasur dallime të mëdha, në varësi të vendit dhe kohës”.