Pas ditëve të gjata e të nxehta të korrikut e gushtit, siç tregojnë parashikimet e motit, temperaturat do të bien. Prej së shtunës e në vijim, do të fillojë rënia graduale, së pari me 2 gradë e më pas deri në pesë gradë më pak. Parashikimet e deritanishme tregojnë edhe për prani lokale të reshjeve të shiut.
Më në fund, ajri i kondicionuar do të bëjë pak pushim dhe frymëmarrjet do të jenë më të lehtësuara! Siç thonë në Greqi në fund të pushimeve, edhe pse ende shumë pushues janë duke shijuar plazhet, dimër të mbarë! S.B