Interi nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin në mbrojtjen e titullit kampion në Serinë A. Skuadra zikaltër është ndalur në një barazimin 2-2 në ndeshjen e parë të kampionatit, të luajtur në fushën e Genoas.
Vendasit shënuan të parët në këtë duel, me anë të Voljako pasi Sommer nuk kontrolloi siç duhet një goditje me kokë të Bani.
Megjithatë, Thuram vendosi shpejt baraspeshën me golin e tij, ndërsa ishte vazhdimisht një rrezik për prapavijës e skuadrës vendase.
Interi shtoi trysninë në pjesën e dytë dhe ishte pikërisht Thuram ai i cili përmbysi shifrat në minutën e 85-të, pas një asisti të Fratezit.
Por në fund, kishte dramë, pasi një prekje e topit me dorë në zonë e Bisseck solli një penallti për Genoan. Messias gjuajti nga pika e bardhë, Sommer priti tentativën e tij por ish-sulmuesi i Milanit ishte i pari të topi duke e çuar atë në rrjetë, për barazimin përfundimtar 2-2.