Liverpooli ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Ipswich Town me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të sezonit 2024/25.
Trajneri Arne Slot e ka filluar me fitore aventurën e tij si trajner i Reds, pasi erdhi gjatë verës si pasues i Jurgen Klopp.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe më kërkuese nga vendasit, pasi mysafirët nuk po arrinin të bindnin në lojën e tyre.
Megjithatë, edhe përkundër disa rasteve portat mbeten të paprekura dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat 0-0.
Në pjesën e dytë, ekipi i Slot pati krejtësisht tjetër fytyrë duke e dominuar kundërshtarin në çdo repart dhe duke shënuar dy gola për të marr fitoren e parë në sezonin e ri.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 60-të me anë të Diogo Jota, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Mohamed Salah.
🚨🏴 GOAL | Ipswich 0-1 Liverpool | Diogo Jota
DIOGO JOTA OPENS THE SCORING FOR LIVERPOOL!https://t.co/GQy7qCCoRB
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) August 17, 2024
Për golin e dytë u përkujdes vet egjiptiani, i cili shënoi për dyfishimin e epërsisë në minutën e 65-të dhe deri në fund portat mbetën të paprekura.
SALAH ON THE OPENING DAY!!!!! 👑pic.twitter.com/WWfmJcRhPO
— Football Report (@FootballReprt) August 17, 2024
Pas kësaj fitore, Liverpooli merr përkohësisht pozitën e parë me tri pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Liverpool pret Brentfordin në “Anfield”, ndërsa Ipswich udhëton te Manchester City./ D.C