Një sirenë e cila njoftonte një paralajmërim rakete ra në rajonin e Kurskut. Lajmin e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së guvernatorit të rajonit, Alexey Smirnov.
“Rajoni Kursk: rrezik raketash! Nëse jeni në shtëpi – duhet të strehoheni në dhoma pa dritare me mure të forta: në korridor, në banjë, në dollap. Nëse jeni në rrugë, shkoni në ndërtesa më e afërt ose një strehë”, shkruan Smirnov në Telegram.
Ndërkohë mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi të 11 dronë të tipit Shahed të nisur nga Rusia natën 19 gushtit, njoftuan Forcat Ajrore.
Rusia raportohet se lëshoi dronët nga Rajoni i Kurskut dhe Primorsko-Akhtarsk në Territorin Krasnodar. Dronët u rrëzuan mbi rajonet Mykolaiv, Cherkasy, Vinnytsia, Kiev, Dnipropetrovsk, Kharkiv, Sumy dhe Donetsk. Forcat Ajrore paralajmëruan për kërcënimin e sulmeve me dron në disa rajone të vendit. Nuk raportohet për dëme apo viktima nga dronët e rrëzuar.
Gjatë gjithë vitit 2024, sulmet ruse në infrastrukturën kritike kanë shënjestruar gjithnjë e më shumë objektet energjetike të Ukrainës./E.T