Maria Branyas Morera, gruaja më e vjetër në botë është ndarë nga jeta në moshën 117- vjeçare.
“Maria Branyas na la. Ajo ka shkuar ashtu siç donte: në gjumë, në paqe dhe pa dhimbje”, njoftoi familja e saj.
Morera u shpall personi më i vjetër në botë pas vdekjes së murgeshës franceze Lucile Randon vitin e kaluar. Morera lindi në San Francisko, Kaliforni, më 4 mars 1907, përpara se familja e saj të kthehej në Spanjë kur ajo ishte e re.
Lidhur me sekretin për jetëgjatësinë e saj, Morera tregonte se gjithçka lidhej me qetësinë, larg njerëzve toksik dhe plot pozitivitet.
Personi tjetër më i vjetër tani është japonezi Tomiko Itooka, 116 vjeç. S.B