Dështon sërish protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës. Në protestën e 22-të para bashkisë sot ishin mbledhur edhe më pak protestues për të kërkuar lirimin e Sali Berishës.
Mblidhen aq pak para bashkisë sa janë koshientë edhe vetë. E pranon dhe Belind Këlliçi kandidati humbës i demokratëve në zgjedhjet e fundit vendore dhe u kërkoi të pranishmëve të bërtisnin pak më fort, se nuk dëgjoheshin.
Vijojnë të sulmojnë ndërkombëtarët që shërbejnë në vendin tonë, duke i bërë me faj se Sali Berisha është shpallur non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Mbretëria e Bashkuar.
“Edhe pse ndërkombëtarët nuk thonë të vërtetën, edhe pse një pjesë e tyre janë të kapur dhe të blerë, dhe e gjithë tentativae e tyre në këto vite ka qenë për të shuar PD dhe opozitën, për të shuar opozitën reale”, deklaroi Këlliçi.
Sulmojnë dhe SPAK që po e heton për korrupsion lidhur me aferën e Klubit Partizani.
Protagonistët që flasin me mikrofon nuk i dëgjon tashmë askush.
Protesta u mbyll siç nisi e dështuar.
e.t