Më shumë se sa për skupet e modës, Cate Blanchet, përveçse një aktore e jashtëzakonshme, edhe jashtë rolit, dallon për mesazhet që do të përcjellë. E ka bërë edhe së fundmi, me bluzën e saj me lugë, që ngjan si një tekë vizatimi për të tërhequr vëmendje, por nuk është e tillë.
Aktorja 55-vjeçare shkëlqeu në premierën e filmit të saj, Borderlands, ku kishte veshur një fustan i qëndisur me 102 lugë argjendi.
Stilistja e Blanchett, Elizabeth Stewart, zbuloi se në fustan ishte përdorur dhe një aksesor tjetër mjaft i veçantë.
Hodakova, një etiketë evropiane e modës e njohur përdori materiale të papërpunuara dhe të riciklimit për të krijuar pjesë artizanale./E.Ç