Manchester United është mposhtur me rezultat 2-1 në fushën e Brighton në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Premier League.
Djajtë e Kuq nuk kanë arritur të marrin pikë në udhëtim e tyre të parë këtë sezon, pasi u mposhten në minutat shtesë.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë, me të dyja skuadrat që patën rastet e veta, por me vetëm vendasit që gjeten rrjetën.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 32-të me anë të Danny Welbeck, i cili shënoi nga afër portës për 1-0.
https://twitter.com/afcmaven/status/1827318895302078590?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA
Në pjesën e dytë, gjithashtu u zhvillua lojë e barabartë dhe me raste, por kësaj radhe ishin të dyja skuadrat që shënuan.
Unitedi arriti të barazojë rezultatin në minutën e 60-të me anë të Amad Diallo, i cili shënoi për 1-1.
https://twitter.com/primegarnacho/status/1827328609893200048?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA
Goli i dytë erdhi në minutën e 70-të me anë të Joshua Zirkzee, por kësaj radhe u anulua me anë të VAR-it.
Kur pritej që ndeshja të mbyllej me barazim, ashtu nuk menduan “Pulëbardhat”, të cilët në minutat shtesë shënuan me anë të Joao Pedros, për 2-1 dhe ky do të ishte rezultati përfundimtar.
https://twitter.com/mcfc_jacky/status/1827336217454674314?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA
Pas kësaj fitore, Brightoni mban pozitën e parë me gjashtë pikë, ndërsa Unitedi renditet i teti me tri pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Djajtë e Kuq e presin rivalin e urryer, Liverpoolin, teksa Brightoni udhëton te Arsenali./ D.C