Shtëpia në Toronto ku jetonte Meghan Markle, aty ku edhe u dashurua me Princ Harry-n, ka dalë në shitje.
People shkruan se, përpara se të bëhej dukesha e Sussex-it, Meghan mori me qira shtëpinë me tre dhoma gjumi në Toronto për të paktën dy vjet, ku ajo ishte mikpritëse e familjes mbretërore gjatë marrëdhënies së tyre në distancë. Thuhet se Harry udhëtonte për në Toronto dy herë në muaj për të vizituar Meghan, ndërsa ajo po xhironte dramën ligjore Suits.
Ajo ishte gjithashtu shtëpia e dy qenve të dashur të Meghan, Bogart dhe Guy. S.B