Ka ndërruar jetë në një spital në Tiranë, Zyhdi Shehu, që dyshohet se vrau një të moshuar në një azil në kryeqytet. Shehu kishte katër ditë i shtruar në spital.
Botuesi Fatmir Toçi me anë të një postimi, ka bërë me dije se studiuesi e historiani kavajas, Zyhdi Shehu ndërroi jetë në një spital në Tiranë.
“NDAHET NGA JETA STUDIUESI KAVAJAS ZYHDI SHEHI
Ka ndrruar jetë sot në një spital të Tiranës studiuesi dhe historiani Zydi Shehi, pas një sëmundje të rëndë e të gjatë, i bërë i njohur kohët e fundit edhe për një ngjarje të rëndë në një azil të Tiranës, rrethanat dhe përfundimet e së cilës janë akoma të pazbardhura dhe të paqarta plotësisht…“ S.B