Modelet e njohura shqiptare dhe ish-banoret e Big Brother Vip, Jori Delli dhe Beniada Nishani janë duke kaluar disa ditë pushime nën shoqërinë e njëra tjetrës.
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë dy miket përmes një video që ato kanë shpërndarë në rrjetin social, Instagram.
Në videon e postuar, ato kanë zbuluar se ndodhen në Toskana të Italisë, aty ku edhe të dyja ato janë rritur.
Dy miket shfaqen në taracën e një resorti klasik, të veshura me bikini duke treguar format e tyre të përsosura trupore, teksa pijnë edhe një gotë verë nën perëndimin magjik të diellit.
Jori dhe Beniada, morën vëmendje të madhe gjatë pjesëmarrjes së tyre në Big Brother VIP, si dy vajza me humor dhe të bukura, që janë rritur në Itali. S.B